SHKK dhe Fondacioni BONEVET – Prishtinë nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për mbështetjen e të miturve në konflikt me ligjin

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Fondacioni BONEVET – Prishtinë, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të zhvillimit të programeve edukative, trajnuese dhe rehabilituese për të miturit që mbahen në Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur në Lipjan. Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, dhe Zevendesdrejtoresha e Fondacioni […]
29 të dënuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë certifikohen në programin “Menaxhimi i Zemërimit”

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë certifikuar 29 të dënuar, të cilët kanë përfunduar me sukses programin risocializues “Menaxhimi i Zemërimit”, i realizuar nga zyrtarët për zbatimin e programeve risocializuese, Suzana Gusturanaj dhe Labinot Myrtaj. Programi synon të rrisë vetëdijesimin e të dënuarve për menaxhimin e impulseve në situata të ndryshme, të zhvillojë metoda dhe […]
Shërbimi Korrektues i Kosovës në vizitë studimore në Gjermani për avancimin e sistemit korrektues

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Ridvan Hoti, si dhe zyrtarë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës, po qëndrojnë në një vizitë studimore në Berlin, Gjermani, gjatë periudhës 29 qershor – 3 korrik 2026. Vizita është organizuar […]
Avokati i Popullit viziton Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur në Lipjan në Ditën Ndërkombëtare kundër Torturës

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare kundër Torturës, Naim Qelaj, së bashku me drejtoreshën e Mekanizmit Kundër Torturës, Shqipe Ibraj Mala, realizuan një vizitë në Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur në Lipjan. Qelaj dhe Ibra Malaj u pritën nga UD Drejtori i Qendrës, Fitim Bërbatovci, me të cilin zhvilluan një takim ku u […]
Shërbimi Korrektues i Kosovës pjesë e konferencës rajonale për rehabilitimin, riintegrimin dhe parandalimin e radikalizimit në burgje

U.d. Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Korrektues të Kosovës, znj. Trëndelina Qorraj, mori pjesë në konferencën rajonale me temën: “Rehabilitimi dhe Riintegrimi i të Burgosurve Ekstremistë të Dhunshëm dhe të Burgosurve në Rrezik nga Radikalizimi: Rrugët drejt Kthimit të Qëndrueshëm në Komunitet”, organizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Këshillit të Evropës. Konferenca […]
Koncert i veçantë për gratë e burgosura nga Leonora Jakupi dhe Asim Gashi

Sot në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, artistët e njohur Leonora Jakupi dhe Asim Gashi kanë mbajtur një koncert të veçantë për gratë e burgosura, duke sjellë momente të veçanta dhe atmosferë pozitive brenda kësaj qendre. Ky aktivitet u realizua në kuadër të angazhimeve për organizimin e aktiviteteve sociale dhe kulturore, të cilat synojnë […]
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, priti në takim Komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim, Kolonel Federico Mora.

Gjatë takimit u diskutua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet institucioneve, me theks të veçantë në çështjet që lidhen me sigurinë dhe sistemin korrektues. Me këtë rast, Drejtori Dibrani e falënderoi Kolonel Mora për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të KFOR-it, duke vlerësuar kontributin e tyre në forcimin e sigurisë dhe koordinimit institucional.
Shërbimi Korrektues i Kosovës përmbyll pjesëmarrjen në Mbledhjen e 15-të Vjetore të EuroPris në Maltë

Ka përfunduar Mbledhja e 15-të Vjetore e EuroPris, e mbajtur në Maltë, e cila mblodhi drejtues të sistemeve korrektuese nga vende të ndryshme të Evropës. Delegacioni i Republikës së Kosovës u kryesua nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, i shoqëruar nga U.D. Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme, Trendelina Qorraj. Gjatë zhvillimit të […]
Dibrani pret në takim lamtumirës Shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka pritur në takim lamtumirës Shefin e Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano. Gjatë takimit, Dibrani e falënderoi Barbano për bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se falë këtij partneriteti sot Shërbimi Korrektues i Kosovës ka avancuar në nivel ndërkombëtar. Ai përmendi edhe vlerësimet që […]
Certifikohen 16 zyrtarë për trajtimin e kryerësve të dhunës ndaj grave

Sot u mbajt ceremonia e certifikimit të 16 zyrtarëve për programe dhe çështje sociale të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilët me sukses përfunduan trajnimin për zbatimin e Programit Kombëtar për Trajtimin e Kryerësve të Dhunës ndaj Grave. Ky certifikim u mbështet nga Këshilli i Evropës. Në ceremoni morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit […]