Avokati i Popullit viziton Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur në Lipjan në Ditën Ndërkombëtare kundër Torturës

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare kundër Torturës, Naim Qelaj, së bashku me drejtoreshën e Mekanizmit Kundër Torturës, Shqipe Ibraj Mala, realizuan një vizitë në Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur në Lipjan.

Qelaj dhe Ibra Malaj u pritën nga UD Drejtori i Qendrës, Fitim Bërbatovci, me të cilin zhvilluan një takim ku u diskutua për kushtet e akomodimit, trajtimin e të miturve dhe sfidat me të cilat përballet stafi gjatë ushtrimit të detyrave të përditshme.

Me këtë rast, Avokati i Popullit theksoi rëndësinë që çdo i mitur i privuar nga liria të trajtohet me dinjitet, respekt dhe humanizëm, gjithmonë në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ai nënvizoi se kur shteti privon një të mitur nga liria, përgjegjësia nuk kufizohet vetëm në garantimin e sigurisë, por shtrihet edhe në obligimin për mbrojtje, edukim dhe rehabilitim, me qëllim riintegrimin e tyre të suksesshëm në shoqëri.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria, duke garantuar trajtim dinjitoz dhe zbatim të standardeve më të larta në institucionet korrektuese, veçanërisht ndaj të miturve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors