Fillon trajnimi për zbatimin e Programit Kombëtar për Trajtimin e Kryerësve të Dhunës ndaj Grave

Me mbështetjen dhe organizimin e Këshillit të Evropës, në kuadër të projektit “Harmonizimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”, ka filluar trajnimi i fasilitatorëve për zbatimin e Programit Kombëtar për Trajtimin e Kryerësve të Dhunës ndaj Grave. Në këtë trajnim po marrin pjesë gjithsej 16 zyrtarë, përfshirë zyrtarë për zbatim të programeve rehabilituese […]
Drejtori Dibrani pret Ambasadoren e Holandës në Qendrën Edukuese Korrektuese Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me U.D. Drejtorin e Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan, Fitim Berbatovci, kanë pritur në vizitë Ambasadoren e Holandës në Kosovë, Karin Boven dhe dy profesorë nga Holanda të angazhuar në projekte për trajtimin dhe rehabilitimin e të […]
40 të mitur certifikohen në Qendrat Korrektuese dhe Edukuese në Lipjan

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, kanë vizituar Qendrën Korrektuese për të Mitur dhe Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur në Lipjan. Gjatë kësaj vizite janë ndarë certifikata për 40 të mitur që kanë përfunduar me sukses trajnimet e realizuara në […]
Dibrani dhe Gërvalla-Schwarz takojnë drejtuesit e institucioneve korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe Zëvendësministrin Genc Nimoni, takuan drejtorët e institucioneve korrektuese dhe drejtorët e departamenteve të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Takimin e hapi drejtori Dibrani, i cili theksoi rëndësinë […]
100 kadetë të rinj i bashkohen Shërbimit Korrektues të Kosovës, nisin rrugën drejt shërbimit në institucionet e drejtësisë

Njëqind kadetë të rinj korrektues i janë bashkuar Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke shënuar fillimin e shërbimit për gjeneratën e 46-të të këtij institucioni. Në këtë ceremoni morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, si dhe Zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni. Drejtori Dibrani u shpreh se […]
Të miturit në Qendrën Edukative Korrektuese përfundojnë me sukses Kursin e Ndihmës së Parë

Në Qendrën Edukative Korrektuese është perfunduar me sukses Kursi i Ndihmës së Parë me përdorimin e AED, i udhëhequr nga trajneri Basri Rexhepi. Në këtë trajnim morën pjesë 10 të mitur. Gjatë kursit, pjesëmarrësit përfituan njohuri dhe aftësi praktike për reagim në situata emergjente, me theks të veçantë në rastet e arrestit kardiak. Ata u […]
SHKK: Punëtori në robotikë dhe programim për të miturit në QKML

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan është mbajtur takim pune me menaxhmentin e institucionit dhe përfaqësues të BONEVET Prishtina. Në takim u prezantua dhe u diskutua bashkëpunimi, i cili do të realizohet në kuadër të donacionit të ofruar nga Japan Tobacco International. Bashkëpunimi parasheh organizimin e gjashtë punëtorive për të miturit, me fokus […]
Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë u mbajt trajnim për zjarrfikje dhe shpëtim jete

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, oficerët korrektues kanë zhvilluar trajnim praktik për zjarrfikje dhe shpëtim jete. Trajnimi kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit në reagimin e shpejtë dhe efektiv në raste emergjente, si zjarre apo situata që rrezikojnë jetën e personave brenda institucionit. Gjatë trajnimit, oficerët u njohën me përdorimin e […]
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot, rreth orës 13:30, në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë është evidentuar një tentativë për futjen e kontrabandës brenda perimetrit të institucionit. Sipas të dhënave fillestare, kontrabanda është hedhur nga jashtë dhe ka rënë në hapësirën e brendshme të qendrës. Zona është siguruar menjëherë nga zyrtarët korrektues, […]
Trajnim për trajtimin e të burgosurve me çrregullime mendore në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë u mbajt ligjëratë trajnuese me temën “Çrregullimet mendore dhe trajtimi i të burgosurve me çrregullime mendore”, e udhëhequr nga instruktorja, Eralda Cubaj. Trajnimi kishte për qëllim rritjen e njohurive dhe vetëdijesimit rreth shëndetit mendor. Gjatë sesionit u trajtuan llojet më të shpeshta të çrregullimeve mendore, shenjat dhe simptomat e […]