29 të dënuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë certifikohen në programin “Menaxhimi i Zemërimit”

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë certifikuar 29 të dënuar, të cilët kanë përfunduar me sukses programin risocializues “Menaxhimi i Zemërimit”, i realizuar nga zyrtarët për zbatimin e programeve risocializuese, Suzana Gusturanaj dhe Labinot Myrtaj.

Programi synon të rrisë vetëdijesimin e të dënuarve për menaxhimin e impulseve në situata të ndryshme, të zhvillojë metoda dhe teknika për kontrollimin e zemërimit, si dhe të përmirësojë mënyrën e të menduarit dhe të sjelljes, duke i pajisur pjesëmarrësit me aftësi të komunikimit personal dhe social.

Përmes këtij programi, pjesëmarrësit inkurajohen të zhvillojnë mënyra më konstruktive të reagimit në marrëdhëniet ndërpersonale, të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre dhe të rrisin mundësitë për risocializim dhe riintegrim të suksesshëm në shoqëri.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Korrektues të Kosovës, znj. Trëndelina Qorraj, Drejtori i Qendrës Korrektuese në Dubravë, z. Arsim Sherifi, si dhe zyrtarë të tjerë të institucionit.

Me këtë rast, ata theksuan rëndësinë e vazhdimit të programeve risocializuese, duke vlerësuar se ato kontribuojnë në zhvillimin personal dhe social të të dënuarve, në uljen e incidenteve brenda institucioneve korrektuese, si

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors