Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, priti në takim Komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim, Kolonel Federico Mora.

Gjatë takimit u diskutua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet institucioneve, me theks të veçantë në çështjet që lidhen me sigurinë dhe sistemin korrektues.

Me këtë rast, Drejtori Dibrani e falënderoi Kolonel Mora për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të KFOR-it, duke vlerësuar kontributin e tyre në forcimin e sigurisë dhe koordinimit institucional.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors