Drejtori Dibrani pret në takim zyrtarët e FBI-së

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, priti në takim dy zyrtarë të FBI-së, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe FBI-së, me theks të veçantë në parandalimin dhe luftimin […]
Përfundon me sukses aksioni humanitar për dhurimin e gjakut në Shërbimin Korrektues të Kosovës

Ka përfunduar me sukses aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, i organizuar në bashkëpunim ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut. Në këtë aksion humanitar mori pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me zyrtarë të lartë, zyrtarë korrektues dhe shërbyes civilë nga […]
Të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë kontribuojnë në mirëmbajtjen dhe gjelbërimin e institucionit

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, përkushtimi ndaj një ambienti të pastër, të rregullt dhe të mirëmbajtur është bërë pjesë e aktiviteteve të përditshme, ku edhe të burgosurit japin kontributin e tyre të çmuar. Përmes angazhimit në rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të brendshme dhe të jashtme, ata po kujdesen për oborrin e institucionit, mbjellin […]
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe FINCA Kosovo nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me FINCA Kosovë, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve edukative, profesionale dhe zhvillimore për të miturit dhe gratë që vuajnë dënimin në institucionet korrektuese. Memorandumi synon të forcojë procesin e rehabilitimit, risocializimit dhe riintegrimit të personave të privuar nga liria përmes […]
Të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan kultivojnë perime për nevojat e institucioneve korrektuese

Në kuadër të Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan po vazhdon me sukses kultivimi i perimeve në sera, ku janë mbjellë domate, speca dhe tranguj. Këto kultura bujqësore kultivohen me angazhimin e të miturve të kësaj qendre, të cilët përmes përfshirjes në aktivitete praktike zhvillojnë shprehi […]
SHKK priti në vizitë studimore delegacionin e Departamentit Kundër Narkotikëve të Policisë së Mbretërisë së Jordanisë

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të përvojave profesionale në fushën e sigurisë dhe menaxhimit korrektues, më 13 dhe 14 korrik, Shërbimi Korrektues i Kosovës priti në vizitë studimore një delegacion nga Departamenti Kundër Narkotikëve i Policisë së Mbretërisë së Jordanisë. Vizita u organizua me mbështetjen e ICITAP dhe INL. Gjatë vizitës dyditore, delegacioni […]
Në Qendrën e Paraburgimit në Pejë promovohet murali “Ngjyrat e dinjitetit”

Në Qendrën e Paraburgimit në Pejë u promovua murali “Ngjyrat e dinjitetit”, një vepër artistike që përcjell mesazhe të shpresës, dinjitetit, rehabilitimit dhe fuqisë transformuese të artit. Murali u realizua në bashkëpunim ndërmjet Qendrës së Paraburgimit në Pejë dhe Zyrës për Barazi Gjinore të Komunës së Pejës dhe komunitetit artistik, me pjesëmarrjen edhe të dy […]
SHKK parandalon futjen e sendeve të kundërligjshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, është parandaluar një tentim për futjen e sendeve të kundërligjshme në institucion. Aksioni është realizuar pas informacioneve të siguruara nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese (NJIK), e cila, në bashkëpunim me Divizionin e Sigurisë të Qendrës Korrektuese të Dubravës dhe institucionet e tjera të […]
Aktivitet sportiv në Qendrën Korrektuese për Femra në nder të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së

Për nder të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan u mbajt një turnir në tenis. Ky aktivitet sportiv u organizua me qëllim të promovimit të sportit, rekreacionit dhe aktiviteteve pozitive brenda institucionit, duke nxitur pjesëmarrjen, bashkëpunimin dhe frymën sportive ndërmjet të burgosurave. Në përfundim të […]
SHKK dhe Fondacioni BONEVET – Prishtinë nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për mbështetjen e të miturve në konflikt me ligjin

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Fondacioni BONEVET – Prishtinë, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të zhvillimit të programeve edukative, trajnuese dhe rehabilituese për të miturit që mbahen në Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur në Lipjan. Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, dhe Zevendesdrejtoresha e Fondacioni […]