Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, përkushtimi ndaj një ambienti të pastër, të rregullt dhe të mirëmbajtur është bërë pjesë e aktiviteteve të përditshme, ku edhe të burgosurit japin kontributin e tyre të çmuar.
Përmes angazhimit në rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të brendshme dhe të jashtme, ata po kujdesen për oborrin e institucionit, mbjellin lule, mirëmbajnë sipërfaqet e gjelbra dhe po kontribuojnë në krijimin e një ambienti më të këndshëm dhe më funksional për të gjithë.
Këto aktivitete janë pjesë e programeve që synojnë zhvillimin e përgjegjësisë, disiplinës, shprehive pozitive të punës dhe respektit për mjedisin, duke i përgatitur të burgosurit për një riintegrim sa më të suksesshëm në shoqëri.





