Për nder të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan u mbajt një turnir në tenis.
Ky aktivitet sportiv u organizua me qëllim të promovimit të sportit, rekreacionit dhe aktiviteteve pozitive brenda institucionit, duke nxitur pjesëmarrjen, bashkëpunimin dhe frymën sportive ndërmjet të burgosurave.
Në përfundim të turnirit, kupat për vendin e parë dhe të dytë u ndanë nga U.D. Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Trendelina Qorraj, dhe Drejtori i Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan, Ylber Topalli, të cilët përgëzuan fitueset dhe pjesëmarrëset për angazhimin dhe frymën sportive të treguar gjatë garës.













