9 të burgosura ndjekin Trajnimin për Shkathtësi Sociale

Ballina » 9 të burgosura ndjekin Traj...

30.07.2024

Nëntë të burgosura në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan kanë përfunduar me sukses trajnimin për shkathtësi sociale. Ky trajnim është mbajtur nga Zyrtarja e Lartë për Programe, znj. Rrezarta Gashi dhe Zyrtari Social, z. Tefik Halili.
Gjatë këtij programi, pjesëmarrëset janë përfshirë në një varg aktivitetesh që kanë synuar përmirësimin e aftësive të tyre komunikative, bashkëpunuese dhe të menaxhimit të konflikteve.
Trajnimet e tilla nga SHKK, janë pjesë e një iniciative për të ofruar mbështetje dhe zhvillim personal për të gjithë të burgosurit, me qëllim përgatitjen e tyre për një jetë më të suksesshme dhe produktive pas përfundimit të dënimit.