27.04.2026
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës, Grégoire Cuvelier.
Gjatë këtij takimi, drejtori Dibrani e njoftoi ambasadorin me të arriturat e Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke theksuar avancimin e programeve rehabilituese, përmirësimin e kushteve në institucionet korrektuese si dhe përkushtimin për respektimin e standardeve ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, ambasadori Cuvelier vlerësoi progresin e arritur dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Mbretërisë së Belgjikës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, veçanërisht në fushat që lidhen me reformën dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale.
