Në një ceremoni të organizuar në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, u çertifikuan 15 zyrtarë të Institucioneve Korrektuese për përfundimin me sukses të trajnimit “Intervistimi Motivues”. Ky trajnim u mbajt nga trajnerët e mirënjohur, Rrezarta Gashi Berisha dhe Tefik Halili.
Trajnimi kishte për qëllim zhvillimin e teknikave të intervistimit motivues, duke pajisur stafin e Shërbimit Korrektues me aftësi të avancuara të komunikimit profesional me të burgosurit. Këto aftësi synojnë të motivojnë dhe mbështesin të burgosurit drejt ndryshimit pozitiv dhe risocializimit.
Shërbimi Korrektues planifikon të vazhdojë organizimin e trajnimeve të ngjashme për të përmirësuar dhe zhvilluar më tej aftësitë e stafit në trajtimin, motivimin dhe mbështetjen e të burgosurve. Kjo përpjekje është pjesë e një angazhimi të vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve dhe përkrahjen e të burgosurve në procesin e risocializimit.