10.10.2024
Sot, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani, kanë organizuar një takim me zyrtaret korrektuese për t’u shprehur falënderimin për angazhimin e tyre në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës brenda burgjeve.
Gjatë takimit, Ministrja Haxhiu dhe Drejtori Dibrani kanë ndarë mirënjohje për oficerët korrektuese. Ky veprim tregon vlerësimin e tyre për punën dhe përkushtimin e stafit korrektues në përgjithësi, e të zyrtareve korrektuese në veçanti.