Në QKML është mbajtur Turnir në Ping – Pong

Ballina » Në QKML është mbajtur Turni...

30.05.2024

Array

Me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit dhe ruajtjes së shëndetit fizik, në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan është mbajtur Turnir në  Ping-Pong.

Ky aktivitet sportiv, i cili zgjati pesë ditë, mblodhi 32 të mitur që morën pjesë me entuziazëm dhe përkushtim.

Në përfundim të turnirit, menaxhmenti i qendrës ndau kupa dhe mirënjohje për fituesit e tri vendeve të para, duke vlerësuar përpjekjet dhe suksesin e tyre. Këto çmime synojnë të inkurajojnë të miturit për të vazhduar të angazhohen në aktivitete pozitive dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre personale.

Ky turnir është vlerësuar si një hap pozitiv drejt përmirësimit të jetës së përditshme në qendrën korrektuese dhe një shembull i mirë i mënyrës se si aktivitetet sportive mund të ndikojnë pozitivisht në mirëqenien fizike dhe emocionale të të rinjve.