Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues dhe Drejtori për Shëndetësi të Burgjeve takohen me Këshilltarin e INL dhe Shefen e Njësisë Korrektuese të EULEX-it

Ballina » Drejtori i Përgjithshëm i S...

30.05.2024

Array

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë së Burgjeve, z. Milazim Gjocaj, kanë takuar Këshilltarin e INL për Shërbimin Korrektues të Kosovës, z. Patrice Lindor, dhe Shefen e Njësisë Korrektuese të EULEX-it, znj. Anu Melkko.

Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare në fushën e menaxhimit të burgjeve dhe përmirësimin e kushteve shëndetësore të të burgosurve.
Z. Dibrani dhe z. Gjocaj theksuan rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare në përmirësimin e sistemit korrektues në Kosovë, duke nënvizuar rolin kyç që luajnë këshilltarët dhe ekspertët e huaj në këtë proces.
Nga ana tjetër, z. Lindor dhe znj. Melkko shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen dhe asistencën në zbatimin e standardeve ndërkombëtare dhe përmirësimin e kapaciteteve profesionale të stafit korrektues dhe atij shëndetësor.