Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, 13 të burgosura fillojnë ushtrimet e jogës

Ballina » Në Qendrën Korrektuese për ...

29.05.2024

Array

Sot në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, instruktorja e licencuar, znj. Fikrie Bytyqi, ka filluar ushtrimet e jogas me 13 të burgosura.

Nga bashkëbisedimi me të burgosurat është vërejtur se kjo iniciativë është mirëpritur jashtëzakonisht shumë dhe numri i të interesuarave është në rritje. Shërbimi Korrektues i Kosovës është duke shqyrtuar mundësitë se si të vazhdohet me këto ushtrime edhe muajt në vijim.