Libraria Dukagjini dhuron libra për 8 Mars

Ballina » Libraria Dukagjini dhuron l...

08.03.2024

Array

Sot, në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit, Libraria Dukagjini ka bërë një dhuratë të veçantë duke ofruar libra për gratë e burgosura, duke sjellë një frymë të re kulture dhe dije në ambientet e burgut.

Ky akt i mirësjelljes nga Libraria Dukagjini shprehet si një ndërhyrje e rëndësishme në përkrahje të emancipimit dhe arsimimit të grave të burgosura, duke përcjellë një mesazh inkurajues për ndryshime dhe zhvillim personal.

Kjo iniciativë shprehë rëndësinë e mundësive për rindërtim dhe përmirësim të jetës së të burgosurve, duke hapur rrugën për një të ardhme të ndriçuar.