15.11.2024
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ridvan Hoti, së bashku me Drejtorin për Trajtimin e të Burgosurve, z. Arsim Sherifi dhe Zv. drejtoreshën e Qendrës Korrektuese në Dubravë, znj. Zyrafete Imeraj, kanë shpërndarë certifikata për 14 të dënuar, të cilët kanë përfunduar me sukses Programin Rehabilituese, “Menaxhimi i Zemërimit”.
Hoti, falënderoi menaxhmentin e institucionit korrektues dhe trajnerët e programeve për punën e tyre të përkushtuar dhe profesionale në arritjen e objektivave të SHKK-së për risocializimin dhe riintegrimin e të dënuarve në shoqëri, dhe i inkurajoi të dënuarit të marrin pjesë në programet tjera rehabilituese, të cilat implementohen në të gjitha institucionet korrektuese.