Përfundon koncerti “Opera në Rrota” në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Ballina » Përfundon koncerti “Opera n...

03.02.2025

Sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës u mbajt koncerti i fundit i turneut “Opera në Rrota”, një iniciativë kulturore dhe artistike e organizuar nga SHKK dhe Fondacioni “Ramë Lahaj”.
Në këtë koncert, të burgosurit patën mundësinë të përjetojnë një performancë të veçantë operistike nga sopranoja Kaltrina Miftari dhe pianistja Lirika Pula. Për mbarëvajtjen e aktivitetit kontribuuan gjithashtu Ben Azemi, asistent logjistik, Flakon Zharku, videograf dhe Rona Kokaj, koordinatore e projektit.
Ky koncert shënoi përmbylljen e një serie aktivitetesh artistike që u zhvilluan edhe në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan dhe Qendrën Korrektuese të Lipjanit, duke sjellë artin operistik më pranë komuniteteve të mbyllura.
Me këtë iniciativë, Shërbimi Kotrektues i Kosovës dhe Fondacioni “Ramë Lahaj” kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes kulturore dhe promovimit të artit brenda instutucioneve korrektuese.