Nënshkruhet marrëveshja për pranimin e donacionit të dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes programit INL

Ballina » Nënshkruhet marrëveshja për...

21.03.2024

Array

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës z. Ismail Dibrani bashkë me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, z. Albert Zogaj, kanë pritur në takim , Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), z. Todd D. Robinson, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje për pranim – dorëzimin e pajisjeve audio dhe video incizimit që do të përdoren për regjistrimin e seancave gjyqësore.

Pranimi i pajisjeve, të cilat do të përdoren për regjistrimin e seancave gjyqësore, do të ndikojë në lehtësimin e punës tonë, e po ashtu është edhe një hap i rëndësishëm, i cili do të zvogëloi nevojën për transport të të burgosurve nëpër gjykata, duke i bërë proceset gjyqësore më të sigurta dhe më efeciente.

Gjatë takimit, z. Dibrani, e njoftoi z. Robinson për numrin e të burgosurve, infrastrukturën, programet rehabilituese dhe korrektuese, sfidat dhe të arriturat e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Veçanërisht e njoftoi mbi të arriturat në fushën e sigurisë dhe atë të trajtimit të personave me nevoja të veçanta, ku falë mbështetjes së pakursyer të INL, për herë të parë në Kosovë është themeluar Instituti për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, ndërsa është themeluar edhe Njësia e Inteligjencës së SHKK-së, njësi kjo e para në Ballkan, e cila me punën dhe sukseset e sajë po na bënë krenar me sukseset e tyre.

Dibrani dhe z. Zogaj falënderuan z. Robinson për vizitën dhe mbështetjen që INL ka bërë dhe po bënë për institucionet tona. Në anën tjetër z. Robinson u nda i kënaqur me mikpritjen dhe informacionet e pranuara, për çka edhe i falënderoi Drejtorin Dibrani dhe z. Zogaj.

Gjatë fjalës së tij, z. Robinson ka përgëzuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës. “Ju Ismail Dibrani vërtetë jeni lider rajonal në reformë dhe modernizim.  Vlerësojmë thellë përpjekjet e Kosovës për të kontribuar në sistem korrektues më të sigurt, më të siguruar, më humanitar dhe më transparent, si dhe forcimin e sigurisë civile të shtetit tuaj” tha z. Robinson.