Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, priti në takim Drejtorin e Departamentit për Siguri dhe Rend Publik të OSCE-së, z. Bertram Welsing.
Gjatë takimit, z. Dibrani e njoftoi nga afër për sfidat dhe të arriturat e deritanishme të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke theksuar përkushtimin për avancimin e mëtejmë të sistemit korrektues dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, në veçanti me OSBE-në.
Mbështetja e OSBE-së për SHKK-në ka përfshirë hartimin e Planit Zhvillimor Strategjik, ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit, mbështetje në hartimin e politikave dhe kornizës ligjore, donacion të pajisjeve kompjuterike, si dhe mbështetje në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve.
Nga ana tjetër, z. Welsing e përgëzoi z. Dibrani për punën dhe arritjet e deritanishme, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, profesionalizimit dhe zbatimit të standardeve ndërkombëtare në sistemin korrektues.