Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës takon Guvernatorin e Burgut të Gjilanit, z. Mads Beyer

Ballina » Drejtori i Përgjithshëm i S...

05.11.2025

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, takon Guvernatorin e Burgut të Gjilanit, z. Mads Beyer. Gjatë takimit, është diskutuar mbi zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, në kuadër të së cilës i është dhënë në shfrytëzim Qendra e Paraburgimit në Gjilan.
Drejtori Dibrani ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar se kjo marrëveshje përfaqëson një model unik të partneritetit ndërkombëtar dhe një hap të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit korrektues në Kosovë.
Nga ana e tij, z. Beyer ka rikonfirmuar përkushtimin e vazhdueshëm të palës daneze për zbatimin e suksesshëm të marrëveshjes dhe për mbështetjen e Shërbimit Korrektues të Kosovës në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale.