Të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë po rinovojnë ambientet e brendshme

Ballina » Të burgosurit në Burgun e S...

04.03.2025

Të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë janë duke realizuar punime për renovimin e hapësirave të brendshme të institucionit. Puna po zhvillohet në dhomat e qëndrimit, banjot, korridoret dhe ambientet e përbashkëta, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe higjienës.
Ky aktivitet po realizohet nën mbikëqyrjen e stafit teknik dhe sipas standardeve të sigurisë. Përfshirja e të burgosurve në këto punime synon jo vetëm përmirësimin e ambienteve, por edhe inkurajimin e rehabilitimit dhe angazhimit në aktivitete të dobishme.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të mira për të burgosurit, duke avancuar proceset rehabilituese dhe risocializuese në përputhje me standardet ndërkombëtare.