Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), z. Ismail Dibrani, dhe Rektorja e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë (IBCM), prof. dr. Mihone Kerolli, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në fushën e edukimit dhe trajnimit.
Marrëveshja synon krijimin e mundësive për personelin e SHKK-së që të ndjekin studimet në IBCM, duke përfituar nga programe akademike në gjuhën angleze në nivelet Bachelor dhe Master. Po ashtu, ajo parashikon organizimin e orareve të veçanta për grupet e SHKK-së nëse numri i pjesëmarrësve është mbi dhjetë.
Programet e ofruara përfshijnë fusha si menaxhimi i mjedisit, teknologjia e informacionit, shitjet ndërkombëtare, administrata publike dhe lidershipi ndërkombëtar, me qëllim rritjen e njohurive dhe aftësive profesionale të stafit korrektues.