Ministrja Haxhiu dhe Drejtori Dibrani shprehin mirënjohje për oficeret korrektuese për luftën kundër kontrabandës në burgje

Ballina » Ministrja Haxhiu dhe Drejto...

04.06.2024

Sot, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani, kanë organizuar një takim me zyrtaret korrektuese për t’u shprehur falënderimin për angazhimin e tyre në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës brenda burgjeve.

Gjatë takimit, Ministrja Haxhiu dhe Drejtori Dibrani kanë ndarë mirënjohje për oficerët korrektuese. Ky veprim tregon vlerësimin e tyre për punën dhe përkushtimin e stafit korrektues në përgjithësi, e të zyrtareve korrektuese në veçanti.