Në kuadër të aktiviteteve të punës së të burgosurve, në Qendrën e Paraburgimit në Pejë është realizuar aktivitet i përbashkët mes të burgosurve dhe stafit mirëmbajtës të qendrës.
Gjatë këtij aktiviteti janë pastruar hapësirat e brendshme, dritaret, si dhe janë ngjyrosur dyert dhe muret e objektit, me qëllim përmirësimin e kushteve të qëndrimit dhe rritjen e nivelit të pastërtisë në institucion.
Angazhimi në punë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në përditshmërinë e të burgosurve, duke nxitur ndjenjën e përgjegjësisë, disiplinës dhe kujdesit për ambientin e përbashkët. Njëkohësisht, aktivitete të tilla kontribuojnë në ruajtjen e higjienës dhe krijimin e një mjedisi më të rregullt dhe funksional.
Puna dhe përfshirja aktive e të burgosurve përbëjnë një element të rëndësishëm të procesit të risocializimit, duke ndihmuar në zhvillimin e shprehive pozitive të punës dhe përgatitjen për riintegrim më të suksesshëm në shoqëri.