Trajnimi kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit në reagimin e shpejtë dhe efektiv në raste emergjente, si zjarre apo situata që rrezikojnë jetën e personave brenda institucionit. Gjatë trajnimit, oficerët u njohën me përdorimin e pajisjeve kundër zjarrit, procedurat e evakuimit dhe teknikat bazë të dhënies së ndihmës së parë.