Trajnim i zyrtarëve korrektues në QK Dubravë për përdorimin e forcës sipas rregulloreve në fuqi

Ballina » Trajnim i zyrtarëve korrekt...

06.02.2026

Në kuadër të ngritjes së vazhdueshme të kapaciteteve profesionale të stafit korrektues, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka realizuar trajnim në Qendrën Korrektuese në Dubravë me zyrtarët korrektues, me temën “Përdorimi i forcës dhe pajisjet e sigurisë sipas rregulloreve në fuqi”.
Trajnimi është zhvilluar nga trajnerë të certifikuar, z. Burim Kabashi, si dhe nga zyrtarë të tjerë të Njësisë së Intervenimit, me fokus në zbatimin e standardeve ligjore dhe procedurave operative gjatë ushtrimit të detyrës.
Ky trajnim ka për qëllim rritjen e profesionalizmit, respektimin e standardeve ligjore dhe forcimin e sigurisë së përgjithshme në institucion, duke kontribuar në një ambient më të sigurt si për stafin ashtu edhe për personat e burgosur.