Zëvendësministri Sallahu dhe Drejtori Dibrani takuan sindikalistet e SHKK-së

Ballina » Zëvendësministri Sallahu dh...

20.02.2024

Array

Zëvendësministri i Drejtësisë, z Blerim Sallahu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismaili Dibrani,  takuan Kryetarin e Sindikatës së SHKK-së, z. Zenun Sadikaj dhe  përfaqësuesit sindikalë, me të cilët  kanë diskutuar lidhur me kërkesat e zyrtarëve korrektues.

Në këtë takim, u adresuan çështje të rëndësishme për punonjësit e Shërbimit Korrektues, duke përfshirë kushtet e punës, rrezikshmërinë në punë, sigurimin shëndetësor, dhe pensionimin e parakohshëm.

Bashkëbisedimi synonte gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta në realizimin e kërkesave të tyre.