15.11.2024
Zëvendësministri i Drejtësisë, z Blerim Sallahu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismaili Dibrani, takuan Kryetarin e Sindikatës së SHKK-së, z. Zenun Sadikaj dhe përfaqësuesit sindikalë, me të cilët kanë diskutuar lidhur me kërkesat e zyrtarëve korrektues.
Në këtë takim, u adresuan çështje të rëndësishme për punonjësit e Shërbimit Korrektues, duke përfshirë kushtet e punës, rrezikshmërinë në punë, sigurimin shëndetësor, dhe pensionimin e parakohshëm.
Bashkëbisedimi synonte gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta në realizimin e kërkesave të tyre.