Historiku
Burgu i Smrekonicës ka filluar së funksionuari që nga viti 1976, ndërsa nga viti 2009 funksionon si Qendra Korrektuese dhe funksionon në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës, gjegjësisht në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, kryhen dënimet vetëm për të dënuar meshkuj të moshës madhore me vendime të plotfuqishme të gjykatës kompetente. Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion korrektues i tipit të hapur (burg i tipit të hapur), me kapacitet prej 200 të dënuarve, ku bëhet ekzekutimi i sanksioneve penale – dënimeve deri në tri (3) vite. Kushtet e përgjithshme në institucion janë në përputhje me kërkesat dhe normat ndërkombëtare, si për nga vendosja e të të dënuarve, trajtimi i tyre: shëndeti, ushqimi dhe punësimi i tyre në kapacitetet që posedon institucioni. Regjimi në Qendrën Korrektuese Smrekonicë është regjim i avansuar. Në Qendrën Korrektuese Smrekonicë funksionojnë shërbimet profesionale: shërbimi shëndetësor, shërbimi i lavantarisë, shërbimi i kuzhinës, shërbimi i vizitave, shërbimi i aktiviteteve të lira, shërbimi i njësisë ekonomike, shërbimi i zyrës për programe, regjime dhe çështje sociale, shërbimi i ekzekutivit, shërbimi i parasë private për të burgosur(depozit/kantinë). Qendra Korrektuese Smrekonicë, disponon shërbim të bibliotekës, salla të leximit, dy terrene sportive, sallën e aktiviteteve të lira me sallë fitnesi dhe tabela të pingpongut. Po ashtu, Qendra ka në dispozicion edhe Floktarinë, Punëtorinë e Automekanikes dhe Gomisterisë, si dhe në kuadër të njësisë ekonomike bënë kultivimin e kulturave bujqësore, etj.
Vizitat Familjare/ Avokatëve etj.
Orari i vizitave
Vizitat zhvillohen shtatë (7) ditë në javë duke filluar nga ora 08:20 deri në ora 16:00 sipas këtij orari:
Paradite:
08:20 – 11:30
Pasdite:
12:30 – 16:00
Vizitat nga noteri:
Vizitat nga noteri zhvillohen nga dita e hënë deri ditën e shtunë, sipas orarit të përcaktuar.
Procedurat gjatë vizitave:
Të gjithë vizitorët janë të obliguar:
Të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve korrektues gjatë gjithë kohës së qëndrimit në institucion.
Të paraqesin dokument identifikimi të vlefshëm para hyrjes në institucion.
T’u nënshtrohen procedurave të kontrollit dhe masave të sigurisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregulloret e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Çdo i burgosur ka të drejtë të pranojë në vizitë 4 persona madhorë.
Avni MIFTARI
Drejtor i Qendrës Korrektuese Smrekonicë
Email: Avni.Miftari@rks-gov.net
Adresa: Qendra Korrektuese Smrekonicë, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës.
Kontakti: 045 262 641, 038 200 18623