Qendra e Paraburgimit Prizren

Ballina » Qendra e Paraburgimit Prizren

Ndërtesa e Qendrës së Paraburgimit në Prizren është ndërtuar në vitin 1964  – 1965 nga materiali ndërtimor për atë kohë kualitativ, e që ka funksionuar deri me 12.06.1999 me sistemin e mëhershëm. Pas përfundimit të luftës deri me 28.11.1999, Qendra e Paraburgimit në Prizren është menaxhuar  në tërësi nga KFORI Gjerman. Që nga data 28.11.1999, institucioni ka kaluar nën autoritetin e UNMIK-ut në bashkëveprim me stafin lokal . Më 01.02.2005, Qendra e Paraburgimit në Prizren  nga menaxhimi i administratës së UNMIK-ut kalon në administrim të plot nga stafi lokal  me udhëheqës  vendor dhe si e tillë ka vazhduar  punën në përmbushjen e standardeve  të nevojshme dhe të  avancuara për të burgosur dhe staf. Duke pasur për bazë se Qendra e Paraburgimit në Prizren është institucioni i parë korrektues i rihapur pas luftës, fillimisht janë angazhuar stafi i vjetër i Qendrës së Paraburgimit në Prizren dhe një numër simbolik i stafit nga institucionet tjera korrektuese.

Pjesa për akomodimin e të  burgosurve përbëhet nga katër krahë A,B,C,D me një kapacitet akomodues në total prej  92 të burgosurish. Qendra e Paraburgimit në Prizren është institucion korrektues i destinuar për akomodimin e personave të paraburgosur  madhor të gjinisë mashkullore dhe personave të dënuar madhor  meshkuj me kohëzgjatje të dënimit deri në tre (3) muaj. Të burgosurve me qëllim risocializimi dhe rehabilitimi në përputhje me misionin e SHKK-së, konform mundësive dhe nevojave që i ka institucioni, u ofrohen edhe angazhime në punë për të cilën ata paguhen me një shumë prej  një ( 1 ) euro, shumë kjo e cila  u ndihmon sado pak   në përballimin e shpenzimeve  financiare. Institucioni i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, për të burgosurit, e në veçanti për të dënuar ofron  aktivitete dhe lojëra, si : Pingpong, shah, etjTë dënuarve u ofrohet punë në kuzhinë, lavanderi, pastrim dhe mirëmbajtje, pastrim të oborrit dhe të automjeteve.

Koha e Vizitave

Vizitat në Qendrën e Paraburgimit  Prizren,  si edhe në të gjitha institucionet  tjera të  SHKK-së aplikohen në bazë të ligjit dhe rregulloreve në fuqi.
E hënë: të burgosurit e regjioneve tjera, prej 08: 30h deri në 15:30h, pauza 12:00h deri në 13:00h;
E mërkurë: të dënuarit e burgosur, prej 08: 30h deri në 15:30h, pauza 12:00h deri në 13:00h;
E enjte: të paraburgosurit e Gjykatës Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, prej 08: 30h deri në 15:30h, pauza 12:00h deri në 13:00h;
E premte: të paraburgosurit e Gjykatës Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, prej 08: 30h deri në 15:30h, pauza 12:00h deri në 13:00h.

Çdo i paraburgosur ka të drejtë të pranojë në vizitë 3 persona madhorë dhe 2 fëmijë;
Çdo i burgosur i dënuar ka të drejtë të pranojë në vizitë 4 persona madhorë dhe 3 fëmijë.

Adresa: Rr. “ Ibrahim Lutfiu” nr 10, 20 000 Prizren
Kontakti: 
044 / 425 418