Historiku :
Pas përfundimit të luftës, Qendra e Paraburgimit Prishtinë ishte nën administrimin e KFOR-it Anglez. Në nëntor të vitit 1999, QP e Prishtinës kalon nën administrimin e UNMIK-ut. Ndërsa nga muaji Shkurt i vitit 2005, kompetencat për administrimin e QP të Prishtinës i janë transferuar tërësisht stafit vendor. Fillimisht, Qendra e Vjetër e Paraburgimit në Prishtinë, ndodhej në Qendër të qytetit, në kompleksin e ndërtesave në mes të Gjykatës Supreme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, kishte një kapacitet prej 80 shtretërve dhe ofronte kushte jashtëzakonisht të dobëta banimi për të burgosurit dhe për stafin. Si pasoj e këtyre kushteve, Qendra e Paraburgimit Prishtinë mbyllet në fund të vitit 2015, ndërsa personeli dhe të burgosurit transferohen përkohësisht në Burgun e Sigurisë së Lartë. Objekti i ri i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë ka përfunduar së ndërtuari dhe është inauguruar në Janar të vitit 2018. Funksionalizimi i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë është bërë me 14 Janar 2019, ku ka filluar me pranimin e të burgosurve të parë.
Qendra e Paraburgimit në Prishtinë është institucion korrektues i tipit të mbyllur, e cila shërben për ekzekutimin e masës së paraburgimit të shqiptuar nga gjykatat. Destinimi parësor i QP-Prishtinës është: Pranimi, Akomodimi dhe Trajtimi i të Paraburgosurve të moshës madhore të të gjitha Kategorive. Destinimi dytësor i QPPR-së është: Pranimi i një numri të të dënuarve për punë dhe aktivitete për nevoja të institucionit. Si Pilot-Projekt i veçantë i SHKK-së, brenda ambienteve të QP-Prishtinës është edhe Qendra për Vlerësimin dhe Klasifikimin e të Burgosurve, e cila ka për qëllim vlerësimin e rrezikut dhe nevojave, si dhe klasifikimin e të burgosurve. Nëpër procesin e vlerësimit në këtë Qendër kalojnë të gjitha pranimet e reja, qofshin të dënuar apo të paraburgosur. QP-Prishtina menaxhon edhe me Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës-IPFK, ku bëhet trajtimi dhe ekzaminimi psikiatrik i të burgosurve me urdhër të Gjykatës dhe me rekomandim të mjekëve. Trajtimi i të paraburgosurve dhe të dënuarve bëhet në mënyrë humane duke u bazuar në ligjet, rregulloret e brendshme, rendin shtëpiak dhe rregullat evropiane të burgjeve. Kapaciteti i kësaj Qendre është rreth 300 shtretër.
ORARI I VIZITAVE
E HËNE – Të paraburgosur
KRAHU A1 dhe KRAHU A2 ( Grupi 1, Nga ora 09:00-10:00, Grupi 2, Nga ora 10:00 – 11:00, Grupi 3, Nga ora 13:00-14:00, Grupi 4 Nga Ora 14:00-15:00), vizita zgjatë një orë, minimalisht 30 minuta vizitoret/familjaret duhet të paraqiten më herët.
E MARTE: Të paraburgosur
KRAHU B3 dhe KRAHU B4 ( Grupi 1, Nga ora 09:00-10:00, Grupi 2, Nga ora 10:00 – 11:00, Grupi 3, Nga ora 13:00-14:00, Grupi 4 Nga Ora 14:00-15:00), vizita zgjatë një orë, minimalisht 30 minuta vizitoret/familjarët duhet të paraqiten më herët.
E MERKURE: Të dënuar
KRAHU A3, A4 dhe A6, Të dënuarit ( Grupi 1, Nga ora 09:00-10:00, Grupi 2, Nga ora 10:00 – 11:00, Grupi 3, Nga ora 13:00-14:00, Grupi 4 Nga Ora 14:00-15:00), vizita zgjatë një orë, minimalisht 30 minuta vizitoret/familjaret duhet të paraqiten më herët.
E ENJETE: Të paraburgosur
KRAHU B1, B2 dhe A5 (Grupi 1, Nga ora 09:00-10:00, Grupi 2, Nga ora 10:00 – 11:00, Grupi 3, Nga ora 13:00-14:00, Grupi 4 Nga Ora 14:00-15:00), vizita zgjatë një orë, minimalisht 30 minuta vizitoret/familjaret duhet të paraqiten më herët.
E PREMTE: Të paraburgosur
KRAHU B5, B6 ( Grupi 1, Nga ora 09:00-10:00, Grupi 2, Nga ora 10:00 – 11:00, Grupi 3, Nga ora 13:00-14:00, Grupi 4 Nga Ora 14:00-15:00), vizita zgjatë një orë, minimalisht 30 minuta vizitoret/familjaret duhet të paraqiten më herët.
Dy vizita brenda Muajit ( çdo dy javë ) me leje të gjykatës nga një orë për të paraburgosurit.
Sqarim: Vizita e parë realizohet sipas lejes se gjykatës, vizitat e radhës sipas orarit të planifikuar.
Adresa: Qendra e Paraburgimit-Prishtinë (Hajvali), ndodhet afër Pallatit të Drejtësisë.
Kontakti: 044-915 245, (Dhoma e KONTROLLIT).