Historiku :
Pas përfundimit të luftës, Qendra e Paraburgimit Prishtinë ishte nën administrimin e KFOR-it Anglez. Në nëntor të vitit 1999, QP e Prishtinës kalon nën administrimin e UNMIK-ut. Ndërsa nga muaji Shkurt i vitit 2005, kompetencat për administrimin e QP të Prishtinës i janë transferuar tërësisht stafit vendor. Fillimisht, Qendra e Vjetër e Paraburgimit në Prishtinë, ndodhej në Qendër të qytetit, në kompleksin e ndërtesave në mes të Gjykatës Supreme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, kishte një kapacitet prej 80 shtretërve dhe ofronte kushte jashtëzakonisht të dobëta banimi për të burgosurit dhe për stafin. Si pasoj e këtyre kushteve, Qendra e Paraburgimit Prishtinë mbyllet në fund të vitit 2015, ndërsa personeli dhe të burgosurit transferohen përkohësisht në Burgun e Sigurisë së Lartë. Objekti i ri i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë ka përfunduar së ndërtuari dhe është inauguruar në Janar të vitit 2018. Funksionalizimi i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë është bërë me 14 Janar 2019, ku ka filluar me pranimin e të burgosurve të parë.
Qendra e Paraburgimit në Prishtinë është institucion korrektues i tipit të mbyllur, e cila shërben për ekzekutimin e masës së paraburgimit të shqiptuar nga gjykatat. Destinimi parësor i QP-Prishtinës është: Pranimi, Akomodimi dhe Trajtimi i të Paraburgosurve të moshës madhore të të gjitha Kategorive. Destinimi dytësor i QPPR-së është: Pranimi i një numri të të dënuarve për punë dhe aktivitete për nevoja të institucionit. Si Pilot-Projekt i veçantë i SHKK-së, brenda ambienteve të QP-Prishtinës është edhe Qendra për Vlerësimin dhe Klasifikimin e të Burgosurve, e cila ka për qëllim vlerësimin e rrezikut dhe nevojave, si dhe klasifikimin e të burgosurve. Nëpër procesin e vlerësimit në këtë Qendër kalojnë të gjitha pranimet e reja, qofshin të dënuar apo të paraburgosur. QP-Prishtina menaxhon edhe me Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës-IPFK, ku bëhet trajtimi dhe ekzaminimi psikiatrik i të burgosurve me urdhër të Gjykatës dhe me rekomandim të mjekëve. Trajtimi i të paraburgosurve dhe të dënuarve bëhet në mënyrë humane duke u bazuar në ligjet, rregulloret e brendshme, rendin shtëpiak dhe rregullat evropiane të burgjeve. Kapaciteti i kësaj Qendre është rreth 300 shtretër.
ORARI I VIZITAVE
Vizitat e të burgosurve në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, organizohen sipas orarit të më poshtëm:
Orari i vizitave për TË PARABURGOSURIT është ditët: e hëne, e martë, e enjte dhe e premte nga ora: 08:30-11:00 dhe 13:00-15:00.
Kohëzgjatja e vizitës për të paraburgosurit është: një herë në dy javë nga një orë
Orari i vizitave për TË DËNUARIT është Ditën e Mërkurë: nga Ora: 08:30-11:00 dhe 13:00-15:00.
Kohëzgjatja e vizitës për të dënuarit është: një herë në dy javë nga Një orë, (në raste te veçanta, me kërkesë mund të ketë edhe vizitë shtesë).
Vizita e Avokatëve është çdo ditë pune nga: 09:00-11:00 dhe 13:00-15:00
Adresa: Qendra e Paraburgimit-Prishtinë (Hajvali), ndodhet afër Pallatit të Drejtësisë.
Kontakti: 044-915 245, (Dhoma e KONTROLLIT):