Qendra e Paraburgimit Mitrovicë

Ballina » Qendra e Paraburgimit Mitro...

Historiku

Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë është ndërtuar në vitin 1964. Pas luftës gjerë në vitin 2000 ky institucion ka qenë nën administrimin e KFOR-it francez. Në vitin 2000 kompetencat nga KFOR-i janë transferuar tek DMP-ja dhe Policia e UNMIK-ut. Me 27 shtator 2005, kompetencat janë transferuar nga stafi ndërkombëtar tek stafi vendor. Në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë pranohen të paraburgosurit, si dhe të dënuarit në dënim të shqiptuar nën 20 vite, të burgosurit janë të nacionaliteteve të ndryshme dhe janë të vendosur në dy kate. Institucioni ka kapacitet për 54 të burgosur. Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ofron 3 regjime për të burgosur atë themelor, standard, avancuar, si dhe mundësi të punësimit në kuzhinë, pastrim, si dhe punë ndihmëse të tjera.

Vizitat Familjare/ Avokatëve etj.
Vizitat në Qendrën e Paraburgimit në  Mitrovicë,  si edhe në të gjitha institucionet  tjera të  SHKK-së aplikohen në bazë të ligjit dhe rregulloreve në fuqi. Vizita për personat e ndaluar – të hënën – nga ora 09: 00-12: 00 dhe nga ora 13: 00 deri në 15: 00h;
Vizita për personat e dënuar – e martë, e enjte, e premte – nga ora 09: 00 deri në ora 12: 00 dhe nga ora 13: 00 deri në 15: 00h.
Çdo i burgosur ka të drejtë të pranojë në vizitë 3 persona madhorë.

Adresa:  Rr. “Filipa Visnjica” pn
Kontakti: 045 999 790,
Centrex: 67912