Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë u mbajt trajnim për zjarrfikje dhe shpëtim jete

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, oficerët korrektues kanë zhvilluar trajnim praktik për zjarrfikje dhe shpëtim jete.

Trajnimi kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit në reagimin e shpejtë dhe efektiv në raste emergjente, si zjarre apo situata që rrezikojnë jetën e personave brenda institucionit. Gjatë trajnimit, oficerët u njohën me përdorimin e pajisjeve kundër zjarrit, procedurat e evakuimit dhe teknikat bazë të dhënies së ndihmës së parë.

Aktivitete të tilla janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për rritjen e sigurisë dhe gatishmërisë brenda institucioneve korrektuese.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors