Trajnimi për Menaxhimin e Zemërimit përfundon me sukses në institucionet korrektuese

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe në Qendrën e Paraburgimit në Pejë ka përfunduar me sukses programi i trajnimit për menaxhimin e zemërimit, i cili synon fuqizimin e aftësive personale dhe sociale të të burgosurve.

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës janë certifikuar 28 të burgosur, ndërsa në Qendrën e Paraburgimit në Pejë këtë trajnim e kanë përfunduar me sukses 6 të burgosur.

Trajnimi është mbajtur nga zyrtarët socialë të të dyja qendrave , Syzana Guturanaj, Labinot Myrtaj dhe Hava Shabanaj, të cilët përmes metodave profesionale kanë punuar me pjesëmarrësit në zhvillimin e aftësive për kontrollin e emocioneve dhe menaxhimin e reagimeve impulsive.

Certifikatat për pjesëmarrësit janë ndarë nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, i cili theksoi rëndësinë e këtyre programeve në procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit të të burgosurve në shoqëri.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm të aktiviteteve trajnuese dhe rehabilituese për të gjithë të burgosurit në sistemin korrektues të vendit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors