SHKK takon partneret strategjith dhe shoqerinë civile diskutojne mbi projektin për institucionet e reja korrektuese

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ashtu siç ka premtuar, në bashkëpunim me partneret strategjik si dhe shoqërinë civile ka filluar diskutimet për projektin ideor për institucionet e reja korrektuese.

Gjatë këtij takimi, kishte shumë ide dhe propozime që burgjet e reja të ndërtohen sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Kjo përpjekje e Shërbimit Korrektues të Kosovës për të përmirësuar sistemin korrektues është një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të mjedisit të institucioneve korrektuese në përputhje me normat ndërkombëtare.

Diskutimet e pasura dhe propozimet e bëra gjatë këtij takimi shënojnë një angazhim të përbashkët për të krijuar institucione korrektuese sa më cilësore dhe sa më të përshtatshme për nevojat e shoqërisë. Po ashtu, kjo është edhe një përpjekje për të krijuar një mjedis korrektues modern dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Synimi kryesor i SHKK-së është të sigurohen  institucione të reja korrektuese, të cilat do të ofrojnë një trajtim të drejtë dhe njerëzor për të burgosurit, duke promovuar rehabilitimin dhe sigurinë publike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors