Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Këshilli i Evropës riafirmojnë përkushtimin e tyre ndaj standardeve evropiane në sisteminkorrektues

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, u takua një delegacionin e Zyrës së Këshillit tëEvropës në Prishtinë, të përbërë nga Shefja e Zyrës, Mary Ann Hennessey, Zëvendësshefja e Zyrës, Nichola Howson, dhe Zyrtari iLartë per Projekte, Arben Lubach.

Drejtori Dibrani falënderoi Këshillin e Evropës për mbështetjen e konsiderueshme të ofruar gjatë viteve të fundit, e cila ka ndihmuar nëfuqizimin e kapaciteteve të SHKK-së, avancimin e të drejtave të tëburgosurve, përmirësimin e praktikave të rehabilitimit dheriintegrimit, si dhe zhvillimin profesional të stafit.

Ai theksoi se respektimi i të drejtave të njeriut dhe rehabilitimi janë nëqendër të politikave të SHKK-së, të cilat bazohen në standardet e Këshillit të Evropës, përfshirë standardet e Komitetit Evropian përParandalimin e Torturës (KPT), praktikën gjyqësore që buron nga neni3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe RregullatEvropiane të Burgjeve.

Gjatë takimit u theksuan rezultatet konkrete të arritura përmes këtijbashkëpunimi, përfshirë mbështetjen për Planin Strategjik të SHKK-së2023–2027, programet e rehabilitimit, mekanizmat për parandalimin e vetëvrasjes dhe vetëlëndimit, aktivitetet okupacionale, trajtimin e tëburgosurve me çrregullime të lidhura me përdorimin e substancave, sidhe modernizimin e trajnimit të stafit. Këto iniciativa e ndihmojnëSHKK-në të ofrojë trajtim të individualizuar dhe t’i përgatisë tëburgosurit për riintegrim në shoqëri.

Drejtori Dibrani riafirmoi përkushtimin e SHKK-së për zhvillimin e një sistemi korrektues të bazuar në dinjitetin njerëzor, trajtimin human dhe sjelljen profesionale, në përputhje me standardet e Këshillit tëEvropës. Ai vuri në pah se zbatimi i standardeve të të drejtave tënjeriut në sistemin korrektues jo vetëm që mbron të drejtat e tëburgosurve, por gjithashtu përmirëson edhe sigurinë institucionale dhembështet riintegrimin e suksesshëm në komunitet.

Duke e vlerësuar Këshillin e Evropës si një partner ndërkombëtar kyç, Drejtori Dibrani vlerësoi ekspertizën dhe mbështetjen e vazhdueshmete Këshillit si një kontribut të rëndësishëm në reformat e SHKK-së, veçanërisht në fushën e rehabilitimit të të burgosurve dhe avancimit tëpraktikës profesionale.

Të dy palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit tëngushtë, si dhe gatishmërinë për të vazhduar në arritjet e deritanishme, për t’iu përgjigjur nevojave të reja dhe për të avancuar më tej nëpërputhje me standardet evropiane.

SHKK-ja mbetet e përkushtuar ndaj reformave të qëndrueshme dhezbatimit praktik të standardeve të të drejtave të njeriut, me Këshillin e Evropës si partner shumë i rëndësishëm në këtë proces.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors