Programet rehabilituese përfundojnë me sukses në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë kanë përfunduar me sukses programet rehabilituese “Menaxhimi i Zemërimit” dhe “Vendimmarrja Sociale”, të udhëhequra nga zyrtarët socialë të institucionit.

Programet synojnë zhvillimin e aftësive për kontrollin e emocioneve, menaxhimin e reagimeve impulsive, marrjen e vendimeve të përgjegjshme dhe përmirësimin e sjelljes, me qëllim të riintegrimit më të suksesshëm në shoqëri.

Në përmbyllje, pjesëmarrësit u certifikuan nga U.D. Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Trendelina Qorraj, dhe U.D. Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, Salih Ademi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në zbatimin e programeve rehabilituese dhe në uljen e rrezikut për përsëritjen e veprave penale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors