Në kuadër të aktiviteteve të Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë ka filluar vjelja e mollëve dhe nxjerrja e patates nga sipërfaqet bujqësore të kësaj qendre.
E gjithë puna është realizuar nga të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Smrekonicë, nën mbikëqyrjen dhe mbështetjen e zyrtarëve përgjegjës.
Angazhimi i të burgosurve në punët bujqësore është pjesë e aktiviteteve të punës dhe aftësimit profesional, duke u mundësuar atyre të fitojnë shkathtësi praktike, të zhvillojnë përgjegjësinë dhe të kontribuojnë në aktivitetet e Njësisë Ekonomike të SHKK-së.
Puna në bujqësi dhe aktivitetet e tjera prodhuese kontribuojnë në angazhimin konstruktiv të të burgosurve dhe në përgatitjen e tyre për riintegrim pas përfundimit të vuajtjes së dënimit.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në zhvillimin e aktiviteteve të punës, aftësimit dhe rehabilitimit të të burgosurve, me synim përgatitjen e tyre për një riintegrim sa më të suksesshëm në shoqëri.




