Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan u ndanë certifikatat për programet rehabilituese TOPS dhe “Biseda për Ndryshim”

Sot, në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan, u mbajt ceremonia e ndarjes së certifikatave për të miturit që përfunduan me sukses programet rehabilituese TOPS dhe “Biseda për Ndryshim”.

Certifikatat dëshmojnë angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive të të miturve në këto programe, të cilat synojnë zhvillimin e aftësive personale e sociale, promovimin e sjelljeve pozitive dhe përgatitjen për riintegrim të suksesshëm në shoqëri.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në zbatimin e programeve rehabilituese dhe në krijimin e mundësive për një të ardhme më të mirë për të miturit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors