Ka filluar vjelja e mollëve në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Në kuadër të Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka filluar vjelja e mollëve të kultivuara në pemishtet e kësaj qendre.

Procesi i kultivimit, mirëmbajtjes dhe vjeljes së mollëve është realizuar nga personat e burgosur të Qendrës Korrektuese të Dubravës, si pjesë e angazhimit të tyre në aktivitetet bujqësore dhe punën praktike brenda institucionit.

Mollët e vjelura do të përdoren për nevojat e Qendrës Korrektuese të Dubravës, si dhe do të shpërndahen në institucionet e tjera korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Aktivitetet e tilla kontribuojnë në shfrytëzimin e kapaciteteve bujqësore të institucioneve korrektuese, ndërsa njëkohësisht ofrojnë mundësi për angazhim në punë dhe zhvillimin e shkathtësive praktike për personat e burgosur.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors