Gratë Police dhe Zyrtaret Korrektuese Luajnë Ndeshje Miqësore me të Burgosurat

Sot, në Qendrën Korrektuese për Femra Lipjan u zhvillua një ndeshje miqësore në handboll, ku morën pjesë ekipi i të burgosurve dhe stafi korrektues femra nga QKF Lipjan dhe QKM Lipjan në njërën anë dhe ekipi femra i Policisë së Kosovës – Regjioni Ferizaj në anën tjetër.

Ndeshja u zhvillua në një atmosferë tejet miqësore dhe relaksuese. I pranishëm ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, i cili bashkë me Drejtorin e Qendrës Korrektuese për Femra, z. Ylber Topalli, falënderuan pjesëmarrësit për atmosferën e mirë që krijuan dhe inkurajuan që aktivitete të tilla sportive dhe kulturore të mbahen sa më shumë.

Ndeshjen e fitoi ekipi i Policisë së Kosovës me rezultat 2 me 0, por, në një akt zemërgjerësie, ata ia dorëzuan kupën ekipit të femrave të burgosura

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors