Gjyqtarët e rinj vizitojnë Burgun e Sigurisë së Lartë

Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani, ka pritur sot dy grupe të Akademisë së Drejtësisë, të përbëra nga 35 gjyqtarë të rinj nga gjenerata XV.

Vizita nisi me një prezantim nga drejtori Selmani, i cili i njoftoi gjyqtarët për organizimin dhe funksionimin e institucioneve korrektuese, si dhe për mënyrën e ekzekutimit të dënimeve dhe mbajtjes së personave në paraburgim.

Gjatë vizitës, gjyqtarët patën mundësi të njihen nga afër me ambientet e Burgut të Sigurisë së Lartë, përfshirë sektorin e paraburgimit, punëtoritë dhe stacionarin, duke marrë njohuri praktike për punën dhe funksionimin e institucionit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Akademia e Drejtësisë do të vazhdojnë bashkëpunimin me qëllim të ofrimit të njohurive praktike për gjyqtarët e rinj dhe forcimit të kuptimit të rolit të sistemit korrektues në funksionimin e drejtësisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors