Gjashtë të burgosura certifikohen pas pjesëmarrjes në trajnimin e organizatës “Help Kosova”

Një grup prej gjashtë të burgosurash janë certifikuar pas përfundimit të trajnimit, të organizuar nga “Help Kosova” në bashkëpunim me “German Sparkassenstiftung Kosovo”.

Trajnimi “Micro Business Game” ofroi njohuri dhe aftësi në menaxhimin e biznesit, duke hapur kështu rrugën deh mundësi për një të ardhme më të mirë për pjesëmarrëset.

Përmes këtij trajnimi, ato fituan njohuri dhe aftësi të reja në menaxhimin e biznesit, për të hapur rrugën për ndryshime pozitive në jetën e tyre. Certifikimi i tyre tani shënon një hap të rëndësishëm drejt risocializimit dhe riintegrimit të tyre në shoqëri.

Pjesëmarrja e tyre në këtë program tregon se pavarësisht sfidave të tyre, këto të burgosura kanë aftësi të marrin pjesë në trajnime, si dhe të zhvillojnë aftësi të reja për të ndryshuar jetën e tyre pas lirimit nga burgu.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors