Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani ka pritur në takim homologun nga Maqedonia e Veriut, Drejtorin e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, z. Aleksandar Pandov

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, së bashku me U.D. Drejtorin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, z. Shpend Shabani, kanë pritur në takim homologun nga Maqedonia e Veriut, Drejtorin e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, z. Aleksandar Pandov.

Takimi u zhvillua në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimin e përvojave në sistemet korrektuese të të dyja vendeve, me fokus të veçantë në sigurinë, risocializimin dhe rehabilitimin e personave të privuar nga liria.

Palët shkëmbyen informacione lidhur me organizimin, kornizat ligjore dhe praktikat profesionale që zbatohen në sistemet korrektuese, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të përvojave në funksion të avancimit të standardeve të sigurisë dhe trajtimit korrektues.

Në kuadër të vizitës, delegacioni nga Maqedonia e Veriut vizitoi Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe Burgun e Sigurisë së Lartë, ku u njoh nga afër me mekanizmat e sigurisë, mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe praktikat e aplikuara në menaxhimin korrektues.

Gjatë vizitave u zhvilluan takime me menaxhmentin dhe personelin e institucioneve korrektuese, me ç’rast u prezantuan praktikat dhe programet që kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë, përgatitjen e personave të privuar nga liria për riintegrim në shoqëri dhe zhvillimin e proceseve të rehabilitimit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors