Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka takuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka takuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, me të cilin diskutuan për çështje të ndryshme, të cilat lidhen me përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe për forcimin e sistemit të drejtësisë në vend.

Gjatë takimit, Dibrani dhe Gashi theksuan rëndësinë e koordinimit të ngushtë ndërmjet Shërbimit Korrektues dhe Prokurorisë për të siguruar që proceset e drejtësisë të zhvillohen në mënyrë efikase dhe të drejtë.

Ata gjithashtu trajtuan tema që përfshijnë menaxhimin e burgjeve dhe trajtimin e të burgosurve, duke nënvizuar nevojën e vazhdueshme për përmirësimin e kushteve të mbajtjes dhe rehabilitimit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors