Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, priti përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, priti përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Maritina Fava, Koordinatore Rajonale për Çështje të Mbrojtjes në Ballkan, dhe Naim Imeri, Shef i Departamentit të Mbrojtjes.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet dhe arritjet e SHKK-së, menaxhimin e të burgosurve, përmirësimin e kushteve në institucionet korrektuese dhe avancimin e shërbimeve për të burgosurit dhe stafin.

Përfaqësuesja e ICRC-së, Maritina Fava, përgëzoi SHKK-në për rezultatet dhe përkushtimin e vazhdueshëm, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors