Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, po merr pjesë në Seminarin Ndërkombëtar “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë: Një dekadë ndikimi”, që po zhvillohet në Tiranë.
Në këtë forum ndërkombëtar, Drejtori Dibrani prezantoi rezultatet dhe përvojën e SHKK-së në fushën korrektuese, me fokus të veçantë në parandalimin e radikalizimit në burgje, rehabilitimin e të burgosurve dhe përgatitjen e tyre për riintegrim të sigurt pas lirimit.
Duke folur në emër të përfituesve të veprimit rajonal “Fuqizimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor për menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimin e radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit”, Drejtori Dibrani ndau me pjesëmarrësit rezultatet e arritura dhe përvojën e Kosovës në këtë fushë.
Në kuadër të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, SHKK ka avancuar qasjet profesionale për menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm, parandalimin e radikalizimit dhe forcimin e proceseve të rehabilitimit dhe riintegrimit.
Pjesëmarrja e SHKK-së në këtë forum rajonal dëshmon angazhimin e institucionit për shkëmbimin e përvojave, forcimin e profesionalizmit dhe avancimin e standardeve evropiane në sistemin korrektues.


