Burgu i sigurisë së lartë

Ballina » Burgu i sigurisë së lartë

Burgu i Sigurisë së Lartë

Burgu i Sigurisë së Lartë gjendët në fshatin Gërdovc të Komunës së Podujevës, përkatësisht 25 kilometër nga qyteti i Prishtinës është  ndërtuar në vitin 2013, kurse në maj të vitit 2014 ka filluar me pranimet e para  të dënuarve me rrezikshmëri të lartë. Burgu i Sigurisë së Lartë është ndërtuar në bashkëfinancim të Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.

Historik i Shkurtër

Burgu i Sigurisë së Lartë është institucion i nivelit të lartë të sigurisë, më standarde Evropiane, është i shtrirë në një hapësire prei 11 hektarësh i përbërë nga sektorë të ndryshëm, ku pjesa e jashtme përbëhet nga objektet e Administratës, kurse në pjesën e brendshme janë te vendosur 3 Pavijone objekti i Vizitave, Stacionari Kuzhina, Lavanteria, Punëtoritë etj. Kapaciteti  është 390 shtretër ku secili i dënuar është i vendosur veç në një dhomë ku një dhome ka një hapësirë rreth 9 metër katrorë

Përkujdesja Mjekësore

Njësia shëndetësore e Burgut te Sigurisë së Lartë funksionon në kuadër të Departamentit Shëndetësore te Burgjeve pranë Ministrisë se Shëndetësisë (DSHB/MSH). Në kuadër të kësaj njësie shëndetësore e cila gjendet brenda Burgut ofrohen shërbime mjekësore 24/7. Në kuadër të kësaj njësie punojnë 2 mjekë të përgjithshëm, psikiatri, stomatologu dhe psikologu. Gjithashtu, ofrohen shërbime konsultative nga specialist të ndryshëm sipas nevojës, këtu përfshihen konsultat, si për: Kardiologji, Kirurgji, etj. Ne çdo kontekst, qëllimi i kujdesit shëndetësore në BSL është i njëjte sikurse ai jashtë Burgut.

Vizitat  Familjare/ Avokatëve etj.

Për të Dënuarit

Të hënën, të enjten dhe të premten. 

Vizitat për këtë kategori bëhen në këtë orar:

08:00 – 11:00;
13:00 – 16:00.

Për të Paraburgosurit dhe Minoritetet

Të martën
Vizitat për këtë kategori bëhen në këtë orar:
08:00 – 11:00
13:00 – 16:00

Vizita me Avokatë

Nga e Hëna në të Premte  

Vizitat për këtë kategori bëhen në orarin:

09:00 – 16:00

Adresa:
Fshati Gërdoc 11050, KK Podujevë

Kontakti:
038 200 67500